Tifozët e Manchester Cityt u frikësuan kur panë se Sergio Aguero ka bërë fotografi me reperin kanadez Drake në mars të këtij viti. Për ata që nuk kanë dëgjuar deri tani për ‘Mallkimin e Drake’, reperi kanadez është ai që i sjell fat të keq skuadrave sportive dhe kjo është dëshmuar në disa raste, së fundi edhe në vikendin që lamë pas, transmeton Periskopi, përcjell gazeta Koha. Sa herë që Drake ka takuar një yll të sportit ose ka veshur një fanellë të ekipit të përkatës, gjërat kanë shkuar keq për klubin në fjalë. Ekipet e basketbollit të Universitetit të Kentakit dhe Toronto Raptors kanë qenë viktima të këtij mallkimi.
Edhe McGregor humbi nga Khabib Nurmagomedov, derisa aty i pranishëm për t’i dhënë përkrahje irlandezit ishte Drake.
Kështu që kur Aguero u takua me Drake në muajin e kaluar, tifozët e Cityt filluan të frikësoheshin se do ta humbasin titullin në Premier Ligë. Fatin e njëjtë e kishte Liverpooli më 2013/14 kur Sturridge kishte postuar një foto me Drake dhe më pas ‘Të Kuqtë’ humbin titullin krejt në fund të edicionit.
Dhe tani vikendin që lamë pas, viktima të mallkimit të Drake ishin Arsenali dhe Dortmundi. Drake u takua me Aubameyang dhe Arsenali u mposht 1-0 nga Evertoni.