Zjarri i cili të hënën, më 15 prill, kaploi katedralen e Parisit, Notës Dam, e ka tronditur gjithë botën. Në rrugët e Parisit dolën mijëra njerëz me lot në sy dhe po vëzhgonin si po zhduket një pjesë e historisë së tyre dhe njëri nga simbolet e qytetit, ndërsa reagime dhe keqardhje u shprehën nga e gjithë bota, shkruan AlsatM, transmeton gazeta Koha.
Katedralja e njohur është rrënjosur thellë në historinë e Parisit pasiqë në vitin 1163 filloi ndërtimi i saj dhe u ndërtua për gati dy shekuj. Zjarrfikësit arritën që të parandalonin shembjen e kambanës kryesore dhe u munduan me aq sa mundën që të shpëtonin relikte religjioze dhe veprat e artit nga më të njohurat në botë.
“Ne do ta rindërtojmë Notër Damin, së bashku”, premtoi Presidenti francez Emanuel Makron.
Në kohën që katedralja po digjeshe, përdoruesit e internetit dhe konspiracionistët, e vunë theksin tek data e pazakontë.
Në datën e njëjtë të 2013 kishte ndodhur sulmi me bombë në maratonën e Bostonit.
Eksploduan dy bomba, e para shpërtheu atëherë kur i pari i 27.000 mijë pjesëmarrësve arriti në finish.
Mirëpo sulmi i maratonës së Bostonit nuk ishte e vetmja ndodhi e cila kishte ndodhur më 15 prill.
Shumë nga ata kujtuan vitin 1989 dhe katastrofën në Hilsboro, njëra nga tragjeditë më të madhe sportive në histori. Në stadiumin e stërmbushur Hilsboro në Britani të Madhe ishte duke u zhvilluar ndeshja midis Liverpullit dhe Notingem Forest.
Përshkak të një gabimi të organizatorëve, në stadium ishin futur 54.000 njerëz, ndërsa i njëjti ishte i planifikuar vetëm për 34.000. Pasi dikush hapi portat e sigurisë, aty u krijua stampedo nga njerëzit me çka kishin humbur jetën 94 simpatizantë të Liverpullit, ndërsa më shumë se 700 persona të tjerë ishin lënduar.
Data e 15 prillit cilësohet si mallkim nëse e kujtojmë edhe një tragjedi e cila kishte ndodhur më 1912. Në orët e hershme të mëngjesit në pjesë veriore të Oqeanit Atlantik, pas përplasjes me një ajsberg, u fundos anija britanike më e madhe e asaj kohe “Titanik”. Në fundosjen e kësaj anije kishin humbur jetën 1517 persona.