Shkup, 23 shkurt – Shtypja e shqiptarëve në Maqedoni, vrasjet dhe montime ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së, mos zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit dhe një varg arsyesh tjera kanë qenë shkaku kryesor i cili ka ndikuar që Andi Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva, të jetë prezent në ngjarjet e 9 majit të vitit 2015, që ndodhën në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, shkruan gazeta KOHA. Në rrëfimin ekskluziv para Trupit gjykues në procesin gjyqësor që zhvillohet kundër tij dhe 36 të akuzuarve tjerë nga “Grupi i Kumanovës”, Malisheva të enjten e përshkroi rrugëtimin e tij nga Kosova e deri në “Lagjen e Trimave”. Në përshkrimin e gjithë kësaj ngjarje, ai para gjykatëses Verka Petrovska potencoi se në konfliktin e vitit 2001, ka qenë i caktuar si Komandat Batalioni i UÇK-së, në rajonin e Tanushës, rrethinë e Shkupit. Përfundimi i kësaj lufte, siç tha Malisheva, ka qenë si rezultat Marrëveshjes së Ohrit, e cila përpos që e ka përfshirë Maqedoninë si shtet, ai tha se në atë akt juridik automatikisht kanë hyrë edhe vetë ushtarët e UÇK-së. Për të pasur që pasqyrë më reale se si janë duke u zhvilluar ngjarjet, ai shtoi se pasi i kanë dorëzuar armët, së bashku me bashkëluftëtarët tjerë që kanë marrë pjesë në luftën e 2001, ai vazhdimisht i ka përcjellë zhvillimet dhe ngjarjet në Maqedoni, përfshi edhe hakmarrjet e shtetit ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së. Lidhur me këtë çështje, Malisheva para Trupit gjykues tha se përfaqësues shqiptarë të institucioneve të ndryshme, duke filluar nga prokuroria, ministritë e kështu me radhë, shpesh i kanë vizituar ata në Kosovë, me çka janë ankuar se situata në shtet nuk është në rregull. Andaj, me kërkesë të Mirsad Ndrecaj, pas një bisede dhe takimi paraprak… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)