Merret me futboll që në moshë të re, ndërsa tash lirisht mund të njihet si një profesionist në këtë fushë. Maliq Beluli, djaloshi nga Gostivari që mban numrin 10, vjen në një rrëfim për InfraRed të gazetës KOHA duke treguar eksperiencën e tij
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Kujtimi yt i parë nga futbolli?
Kujtimi im i parë është debutimi si 17 vjeçar në klubin e KF Gostivari.
KOHA: Jeni mësuar atëherë që të shmangeni dhe të fauloni nga pas?
Jam mësuar të jem futbollist shembullorë dhe me karakter.
KOHA: Cilët janë idhujt tuaj?
Pëlqej shumë futbollistë, por në këtë rast do veçoja Granit Xhakën.
KOHA: Po probleme me tifozët ke pasur?
Asnjëherë nuk kam pasur probleme me tifozët. Përkundrazi, gjithmonë kam pasur raporte të mira dhe kam qenë idhull i tyre.
KOHA: Ke luajtur njëjtë siç luan tani?
Jo nuk kam luajtur, sepse nevoja që kam tani nuk ka qenë e njëjtë kur kam qenë i ri, por jam munduar gjithmonë të jap maksimum në fushë.
KOHA: A është stili juaj i lojës rezultat i shkollës që keni ndjekur?
Po është rezultat i shkollës që kam ndjekur.
KOHA: Na thoni ekipin e parë që keni luajtur dhe a keni menduar që sot lirisht mund të quheni një yll futbolli?
KOHA: Ekipi im i parë ka qenë KF Gostivari, po sigurisht që e kam menduar.
KOHA: Çfarë mendoni për futbollistët e famshëm botërorë ato të huaj?
Mendimi im është që ata nuk janë rastësisht në majat e futbollit botërorë.
KOHA: Po raporte miqësore me dikë a ke?
Kam shumë raporte miqësore me shumë njerëz brenda dhe jashtë futbollit.
KOHA: Si është Maliqi jashtë fushës së sportit?
I thjeshtë dhe i shoqërueshëm me të gjithë.
KOHA: Si e kalon një ditë nga mëngjesi deri në darkë?
Zgjohem në mëngjes konsumoj kafen, bëhem gati për stërvitje dhe më pas kthehem në shtëpi, pushoj 2-3 orë dhe pastaj dal me ndonjë shok që në darkë të kthehem prapë.
KOHA: Mban dietë për të pasur trupin në formë?
Po, mbaj dietë për një trup më në formë.
KOHA: A jetoni nën presionin e pozicionit që keni?
Jo aspak nuk jam nën presion të pozicionit që kam.
KOHA: Për shkak të famës a fshiheni ndonjëherë nga publiku?
Asnjëherë nuk fshihem nga publiku.
KOHA: Po sikur të keni një djalë në të ardhmen, do të kishit dashur të bëhet futbollist?
Po do kisha dashur të bëhet.