Dukuria e prerjes ilegale të drunjve për ngrohje viteve të fundit ka marrë përmasa shqetësuese në rajonin e Malit Sharr. Megjithatë edhe pse gjithnjë ka patur paralajmërime se do të fillojë procedura për Park Kombëtar por me gjasë deri në fund të vitit nuk do të ketë lëvizje pozitive në këtë drejtim
Urim HASIPI
Tetovë, 26 prill – Mali Sharr vazhdon të jetë i pambrojtur ligjërisht. Shkatërrohet në mënyrë të pamëshirshme dhe askush nuk kujdeset që të parandalojë këtë shkatërrim masiv sidomos kohëve të fundit. Sipas të dhënave jozyrtare të Policisë Pyjore, në Malin Sharr, në Malin e Thatë, është vjedhur mbi 70 për qind e pyllit me drunj kualitativ. Më shumë drunj vidhet në rajonet e fshatrave të Malësisë së Sharrit, në komunat e Tearcës dhe Zhelinës. Në disa pjesë të këtyre rajoneve është shkatërruar dhe prerë hapësirë e madhe. Dhe, përderisa ndodhet në fazë të përgatitjes për shpallje për Park Kombëtar, Mali Sharr vazhdon të pritet pamëshirshëm edhe në këtë periudhë, shkruan gazeta KOHA.
Nëpër rrjetet sociale tashmë janë duke u publikuar fotografi ku në mënyrë të pakontrollur priten drunj të cilët vështirë se do të zëvendësohen ndonjëherë Kombëtar”, ku në kuadër të kufijve të punësuarit do të kujdeseshin për atë rajon 24 orë. Krahas dëmit që bëhet në aspektin financiar, megjithatë dëmi më i madh është në aspektin ekologjik. Shoqata malore thonë se për pyjet tashmë edhe institucionet më shumë kujdesen, si Policia Pyjore, Kufitare, rojet e pyllit, inspekcionet e ndryshme si në nivel lokal poashtu edhe qendror, por për shkak se bëhet fjalë për një masiv tepër të madh nuk mund të kontrollojnë tërësisht, prandaj kërkohet që sa më shpejtë të shpallet “Park Kombëtar”.
Megjithatë, edhe pse gjithnjë ka patur paralajmërime se do të fillojë procedura për Park Kombëtar por me gjasmë deri në fund të vitit nuk do të ketë lëvizje pozitive në këtë drejtim.
“Tashmë është faza e dytë e përpunimit të studimit për valorizimin e vlerave të Malit Sharr e cila do të jetë e prezantuar në fund të këtij viti. Do të duhet që të definohet edhe kufijtë e parkut të ri kombëtar, kurse në këtë procedurë do të përfshihen edhe komunat edhe bashkësitë lokale. Paralelisht me përpunimin e studimit për valorizimin deri në fund të 2019, duhet që të përpunohet edhe një studim socio-ekonomik për Malin Sharr”, thonë shoqatat që janë të kyçura në procesin e shpalljes së Malit Sharr si Park Kombëtar. Nga Platforma Miqtë e Sharrit, thonë se pikërisht shkatërrimi masiv i Malit Sharr, ka bërë që ata të përkushtohen më shumë drejt iniciativës, për të mbrojtur Sharrin.
“Aktiviteti ynë dhe synimi ynë që kjo zonë të jetë e mbrojtur, dhe nëse do të jetë e mbrojtur këso aktivitete në mënyrë të pakontrolluar mendojmë dhe besojmë se nuk do të ketë.Duke patur parasysh përvojat e ndryshme të cilët i kemi, në shtetet që janë afër neve, ngase në pjesën e Kosovës është i mbrojtur, këso aktivitete atje nuk mund të shohim, pandaj shpresojmë se partitë politike sepse fjala e fundit do të duhet të jetë e tyre prandaj edhe vendimi për shpalljen e Malit Sharr për Park Kombëtar duhet që të merret në nivel kombëtar në parlamentin e Maqedonisë. Mendojmë se kemi mbështetje, nga shumica e aktivistëve dhe nga qytetarët që jetojnë rrëzë Malit Sharr, por edhe të vetë banorëve që jetojnë në fshatrat e Malësisë së Sharrit”, thotë Metin Muharemi, nga platforma Miqtë e Sharrit. Dukuria e prerjes ilegale të drunjve për ngrohje viteve të fundit ka marrë përmasa shqetësuese në rajonin e Malit Sharr. Me qindra hektarë pyje janë prerë në mënyrë të paligjshme dhe të pakontrolluar gjatë dhjetë viteve të kaluara, ndërsa policia e Tetovës paralajmëron qytetarët se dënimet janë të larta.
“Nëse bëhet fjalë për vjedhje me përmasa më të mëdha kundër të involvuarve do të parashtrohen padi penale për “shkatërrim të pyjeve” që paraqet vepër penale për të cilët parashihet dënim me para ose burg prej 3 deri në 5 vjet, nëse shkatërrimi është bërë në pyje të mbrojtura si parqe nacionale” thonë nga Policia e Tetovës. Nga ana tjetër, krahas prerjes së drunjëve, nëpër Malin Sharr, hapen rrugë për depërtim me makineri të rëndë që edhe më shumë e dëmton Malin Sharr. (koha.mk)