Shkup, 3 mars – Tridhjetë fshatra me mbi 62 mijë hektarë do të hyjnë në zonën e mbrojtur të Malit Sharr, që është një hap afër për t’u shpallur Park Kombëtar”.
Ministri i Mjedisit Jetësor Naser Nuredini, informoi se derisa zgjatë procedura për miratimin e ligjit në Kuvend, Qeveria ka sjellë vendim që Mali Sharr përkohësisht të jetë i mbrojtur, me qëllim që të ndalohet sjellja e koncesioneve në këtë rajon.
Nuredini njoftoi se do të hetohet nëse rrëshqitja e dheut në Leshnicë që shkatërroi gypin e sistemit kryesor të ujësjellësit që e la Tetovën pa ujë, është shkaktuar nga hidrocentralet.