Podgoricë, 21 shtator – Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 230 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, ndërsa dy persona vdiqën. Janë analizuar 664 ekzemplarë.
Në të njëjtën periudhë është evidentuar shërimi i 157 pacientëve.
Shumica e pacientëve të rinj janë nga Podgorica (77) dhe Nikshiqi (64).
Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes lidhur me Kovid-19 nga fillimi i qershorit është 129, ndërsa 138 nga fillimi i vitit, publikoi Instituti i Shëndetit Publik.
Nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të koronavirusit është 8.842.