Mali i Zi nesër në Washington do t’i dorëzojë SHBA-ve dokumentet e anëtarësimit në NATO, me çka edhe zyrtarisht vendi do të bëhet anëtar i Aleancës Veri-Atlantike. Qeveria e Malit të Zi ka bërë të ditur se kryeministri Dushko Markoviç ka udhëtuar në Uashington për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe takimin me zëvendëpresidentin amerikan Mike Pence.
Siç thuhet, gjatë ceremonisë së dorëzimit të dokumenteve, do të marrin pjesë, ndër të tjera edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Më pas Markoviç dhe Stoltengerg do t’i adresohen publikut.Dokumentin do ta dorëzojë në emër të Malit të Zi ministri i Jashtëm Sërgjan Darmanoviç në Departamentin amerikan të Shtetit në ora 12 sipas kohës lokale dhe 18 sipas kohës së Evropës qendrore.