Sofje, 23 shtator – Qeveria e përkohshme e Bullgarisë sot miratoi vendim për hapje të konsullatës malazeze në Bullgari, i kryesuar nga një konsull nderi.
Konsull nderi do të jetë shtetasi bullgar Andon Tushev, i cili i ka kontaktet e nevojshme publike dhe afariste që të ndihmojë në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, veçanërisht në fushat siç janë ndërtimtaria dhe planifikimi urbanistik, si dhe implementimi i projekteve nga fusha e kulturës dhe sportit.
Andon Tushev është menaxher i TAL Inzhenering dhe disa kompanive tjera.
Në vendimin e tij të sotëm, qeveria bullgare shënon se dialogu politik ndërmjet Bullgarisë dhe Malit të Zi zhvillohet shumë seriozisht viteve të fundit, që krijon parakushte për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike bilaterale, si dhe ato në fushën e kulturës.
Hapja e konsullatës së nderit të Malit të Zi në Plovdiv plotësisht do ta simulojë zhvillimin e bashkëpunimit bilateral në këto fusha, shtohet në dokumentin qeveritar. Rrethi konsullor do ta përfshijë territorin e rajoneve të Bullgarisë Qendrore dhe Lindore.