Podgoricë, 5 nëntor – Shefja e Punëve të Jashtme të BE-së, Frederika Mogerini, njoftoi se Mali i Zi, Shqipëria, Norvegjia dhe Ukraina i janë bashkangjitur vendimit të Evropës, në vazhdimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe individëve në Ukrainë.
“Kandidatët për anëtarësim në BE – Mali i Zi dhe Shqipëria, anëtarë të Zonës ekonomike evropiane, si dhe Ukraina, i janë bashkangjitur vendimit. Ata do të sigurojnë që politikat kombëtare të jenë në përputhje me vendimin. BE e ka vërejtur përkushtimin e tyre dhe e ka përshëndetur”, tha Mogerini.
Rusia është nën sanksione të BE-së që nga viti 2014, kur Evropa e akuzoi Kremlinin se e rrezikon integritetin territorial të Ukrainës për aneksimin e Krimesë, të cilën Moska e refuzoi. Ndërsa, sanksionet përfshijnë rreth 150 persona nga Rusia dhe Ukraina.