Maldini: Milani është brenda parametrave të strategjisë tonë

Paolo Maldini beson se pritjet janë bërë shumë të larta rreth Milanit pas Scudettoss së tyre surprizë, duke këmbëngulur se nuk është një fatkeqësi totale dhe pozicioni i tyre aktual është brenda parametrave të këtij ekipi.

Kuqezinjtë janë dukshëm në krizë, pasi gjatë dy javëve të fundit ata kanë grumbulluar vetëm dy pikë nga tre ndeshje të Serie A, janë eliminuar nga Kupa e Italisë ndaj Torinos me 10 lojtarë dhe kanë humbur Superkupën e Italisë 3-0 ndaj Interit .

Në vitin 2022, një fitore e fundit ndaj Lazios ishte momenti kur Milani e dinte se do të shkonte për Scudetton, por duhet shikuar se çfarë tregon humbja e mbrëmshme 4-0.

Advertisements

“Sezonin e kaluar e dinim se po luftonim për Scudetton shumë kohë përpara fitores ndaj Lazios, jo që në fillim, por vetëm pas disa ndeshjeve”, ka thënë fillimisht Maldini për DAZN.

“Është e qartë se ky është një moment tjetër. Ne u eliminuam nga Kupa e Italisë, humbëm keq Superkupën nga Interi, kështu që tashmë kanë shkuar dy objektiva. Pësuam 11 gola në tre ndeshjet e fundit, kështu që është e qartë se është një moment delikat”.

“Mund të duket banale të thuash se fituam falë shpirtit tonë sezonin e kaluar, por kjo është ajo që duhet të ri-gjejmë pa presion”.

“Ne gjithashtu duhet të kujtojmë se kjo nuk është një fatkeqësi totale, sepse me gjithë respektin e duhur për këtë moment delikat, ne jemi vetëm në vendin e dytë”.

“Sezonin e kaluar ne ishim në Ligën e Kampionëve për herë të parë në shtatë vjet dhe fituam Scudetton pas një dekade, kështu që pozicioni ynë aktual është brenda parametrave të kësaj skuadre”, përfundoi drejtori i Milanit.