Drejtori i Milanit, Paolo Maldini e pranon se sa më shumë kohë që kalon, aq më i vështirë bëhet transferimi i Zlatan Ibrahimovicit, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta Koha.
“Ibrahimovici sigurisht që është një opsion dhe ne jemi duke i vazhduar bisedimet, por ka edhe opsione të tjera gjithashtu”, ka deklaruar Maldini. “Sa më shumë kohë që kalon, aq më e vështirë bëhet. Ai nuk ka luajtur që prej 28 tetorit, kështu që bëhet një situatë e ndërlikuar”, shtoi legjenda e klubit italian.