Maldini: Donnarumma lider absolut, duam rinovimin

9

Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini, e ka shprehur dhe një herë se nuk është aspak i shqetësuar për rinovimin e Gigio Donnarummës. Kontrata e italianit me klubin kuqezi përfundon në qershor të vitit 2021, por deri më tani nuk ka asnjë sinjal rinovimi nga ai.

“Donnarumma është vetëm 21-vjeç dhe është absolutisht një lider. Ai ka luajtur deri më tani 220 ndeshje me Milanin dhe kjo është diçka e pazakontë. Sa më shumë që luan, aq më tepër ai bëhet një lider,” deklaron italiani për “Sky Sport Italia”.

“Rinovimi? Nuk kemi pse të nxitojmë. Ne duhet ta provojmë dhe ajo mund të ndodhi brenda javës, apo për 10 ose 20 ditë. Jemi në një situatë, ku rinovimi në 10 apo 15 ditë nuk do të ndryshonte asgjë. Ky është realiteti,” mbyll Maldini.

Comments are closed.