Mungonte vetëm zyrtarizimi por tashmë edhe ai ka ardhur. Malcom është futbollisti më i ri i Zenitit të Shën Petersburgut. Pas vetëm 1 sezoni braziliani ka lënë Barcelonën aty ku nuk arriti të spikaste duke u transferuar në Premier Leaguen ruse.
40 milionë euro ka derdhur Zenit në arkat e Barcelonës, plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh, ndërkohë që Barça ka ruajtur dhe një % të vogël të kartonin të Malcom në rast rishitjeje. 22-vjeçari me Zenitin ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.