Neymar është padyshim emri më i madh në Francë për momentin. Që nga transferimi i tij prej Barcelonës për te Paris Saint-Germain, futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit, ka qenë i jashtëzakonshëm, duke shënuar katër gola dhe dhënë katër asiste në pesë ndeshje të Ligue 1 të Francës. Por, ai nuk është sulmuesi brazilian i vetëm që po trondit futbollin dhe ligën franceze. Mbresëlënës raportohet nga “Football Whispers” edhe profile i amerikano-jugorit të Bordeaux, Malcom. Pasi impresionoi me Corinthians, ku shënoi dhjetë gola në 73 ndeshje, ai u transferua në Europë te Bordeaux në janar të vitit 2016, për një shumë që besohet të jetë £4.1milionë.
Anësori dëshmoi se është i aftë për momente dhe episode të shkëlqyera individuale, por nuk dukej si një futbollist që do të mund të performonte në nivelet elitare në mënyrë të vazhdueshme, një javë po, një jo. Por kjo mund të ketë qenë e justifikuar nga mosha e tij, me Malcom që ishte vetëm 18 vjeç kur mbërriti në Francë. Në moshën 20 vjeçare ai është ende shumë i ri, por po nis të shfaqë maturim, që sugjeron se mund të jetë një forcë për tu vlerësuar. Përpara këtij sezoni, rekordi i tij ishte me 11 gola në 58 ndeshje për “Les Girondins”.
Për momentin, në këtë sezon të ri ai regjistron tre gola të shënuar dhe tre asiste në gjashtë ndeshje me Bordeaux, që bashkë me PSG, janë dy ekipet e pamundura në këtë kampionat të Ligue 1. Goli i tij më impresionues nga të tre ishte padiskutim ai ndaj Lyon në gusht. Me ekipin e tij që po mundej me rezultatin 3-2 dhe me orën që shënonte minutën e 90’, ai mori topin në gjysmëfushën e Lyon, kombinoi me një shokun e tij, përpara se të gjuante nga një distancë prej 25 metra, një top të zjarrtë që u ndal në trekëndshin e portës kundërshtare. Një gol që simbolizon fillimin e një sezoni të jashtëzakonshëm për atë. Nëse performanca e Malcom do të vijojë me këto ritme, nuk do të ishte çudi që braziliani të ndjekë rrugëtimin e emrave të mëdhenj të futbollit botëror si Eden Hazard, Tiemoue Bakayoko, Benjamin Mendy, Alexandre Lacazette dhe shumë të tjerë, që nga Ligue 1 e Francës depërtuan në kampionatet dhe ekipet më elitare të futbollit botëror.