Sulmuesi i përfaqësueses së Zvicrës, Admir Mehmedi, nga janari i vitit të ardhshëm mund të luajë në kampionatin e Turqisë. Interesim për sulmuesin e ekipit gjerman Bajer Leverkusen ka shprehur Malatiaspori. “Admir Mehmedi dhe Ahmed Hassan janë dy lojtarët që Malatiaspor synon t’i transferojë gjatë janarit. Për Mehmedin opsion është huazimi me mundësi blerje”, shkruan “futbolarena.com”.
Ndryshe, Malatiaspor zë vendin e dhjetë në Superligën turke me 22 pikë. 26-vjeçar nga Gostivari në dhjetë paraqitje të këtij sezoni në Bundesliga 1 të Gjermanisë ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me tri asistime në dhjetë ndeshje. Me ekipin gjerman ka kontratë deri në verën e vitit 2019. Interesim për Mehmedin ka shprehur edhe skuadra tjetër gjermane, Hamburg.