Malala Yousafzai nuk e trembin më sfidat. Ajo qysh e vogël luftoi për të drejtat civile dhe për të drejtat e femrave në qytetin e Mingora, të Pakistan, duke fituar çmimin Nobel për paqen. Tashmë ajo shënon një tjetër arritje, është pranuar në universitetin e Oxford. Lajmin e mirë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Twitter. 19-vjeçarja në muajin mars kishte marrë një ftesë për të studiuar në Oxford, me kusht që të merrte notat maksimale në tre lëndë… dhe këtë gjë e arriti. Malala aktualisht jeton në Birmingham të Anglisë bashkë me familjen. Në vitin 2012 ajo u plagos rëndë gjatë një sulmi të talebanëve, të cilët donin ta ndëshkonin për shkak të betejës së saj për forcimin e rolit të femrës. Që nga ai moment, pas kapërcimit të problemeve shëndetësore, ajo u transferua në Britaninë e Madhe.