Makthi që po “përjeton” Shakira në SHBA

Shakira u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës disa kohë më parë. Në marrëveshjen e divorcit me Gerard Pique, u ra dakord që djemtë e këngëtares kolumbiane, Sasha dhe Milan, të jetojnë me të në Miami.

Megjithatë, jeta e re e këngëtares kolumbiane nuk ka qenë e lehtë pasi mediat nuk e kanë lënë të qetë këngëtaren dhe  fëmijët e saj.

Sipas asaj që shkruan media spanjolle Marca, artistja u kishte bërë thirje mediave në Spanjë që të respektonin privatësinë e saj dhe duket se makthi po përsëritet sërish.

Advertisements

Ndjekja nga paparacët po vijon edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por Shakira dëshiron t’i japë fund. Presioni mediatik është bërë i padurueshëm dhe ajo po kërkon një zgjidhje.