Kumanovë, 20 tetor – Maksim Dimitrievski sot edhe zyrtarisht e mori funksionin kryetar i Komunës së Kumanovës nga paraardhësi i tij Zoran Damjanovski. E mori edhe certifikatën nga kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ), Zvonimir Nikollovski. Duke iu falënderuar qytetarëve për besimin, Dimitrievski tha se pret me realizimin e projekteve të planifikuara, Kumanova të marrë pamje urbane. “Në të ardhmen, të gjitha ciklet zgjedhore të zhvillohen si ky i fundit që ngjante me ato të llojit skandinav të procesit zgjedhor dhe u dëshiroj sukses të gjithë këshilltarëve të përzgjedhur në këshillin e komunës së Kumanovës, me dëshirë për të realizuar atë që dolëm para qytetarëve në kuadër të programeve dhe agjendave tona politike, që e premtuam në pjesën e pritjeve të cilat i kanë qytetarët”, tha Dimitrievski. Damjanovski shfaqi shpresë se Dimitrievski me sukses do ta drejtojë komunën. Dimitrievski sot realizoi takim edhe kundërkandidatët në zgjedhjet lokale: Bashkim Osmani i Aleancës për Shqiptarët, Driton Sulejmani i Lëvizjes Besa dhe Besnik Mehmeti i PDSH-së, ndërsa kandidati për kryetar komune nga VMRO DPMNE, Zoran Georgievski nuk mori pjesë në takim. Të tre kandidatët e uruan për zgjedhjen dhe i dëshiruan suksese në punën e mëtejshme Dimitrievskit dhe theksuan se ata janë të hapur për sugjerime, propozimet të ardhshme për një jetë më të mirë të qytetarëve. Kryetari i komunës theksoi se ishte i hapur për bashkëpunim dhe të gjitha idetë e mira të cilat do të kontribuojnë për zhvillimin e komunës.