Paris, 27 nëntor – Presidenti francez Emanuel Makron në tentim për ta ulë presionin nga ana e protestuesve, të cilët janë të pakënaqur për shkak të çmimeve të larta të karburanteve, propozoi metodë të revizionit të shkallëve të tatimit të dizelit dhe benzinave në çdo tre muaj në pajtim me ndryshimet e çmimeve të naftës në bursat botërore.
Makron megjithatë theksoi se nuk do të lëshojë pe para presinoneve të protestave dhe nuk do të heqë dorë nga nisma e tij për tranzicion ndaj energjisë më të pastër.
“Nuk duhet ta ndryshojmë rrugën, sepse drejtimi i këtyre masave është i mirë dhe ata na nevojiten”, theksoi Makron në fjalimin në televizion drejtuar kombit.
Megjithatë, sipas tij, Qeveria duhet ta ndryshojë mënyrën e punës, sepse një numër i madh i francezëve “mendojnë se ky drejtim u imponohet nga lartë”.
Makron paralajmëroi se deri në fund të mandatit të tij në vitin 2020, Franca do të mbyllë vetëm dy centrale bërthamore, por deri në vitin 2035 do ta zvogëlojë pjesën e energjisë bërthamore prej 75 në 50 për qind, me ç’farë do të arrihet me mbylljen e 14 nga 58 centraleve bërthamore në pronësi të shtetit.