Bruksel, 17 tetor – Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot u bëri apel partnerëve të Bashkimit Evropian të bashkohen dhe ta dënojnë invazionin turk në pjesën veriore të Sirisë.
Ai shtoi se dëshiron që BE-ja sërish ta flasë me zë të vetëm, të qartë dhe të fuqishëm dhe ta dënojnë sulmi turk.
Makroni ka kërkuar që edhe BE-ja të pajtohet dhe të gjitha vendet anëtare të ndalojnë të eksportojnë armë në Turqi.