Paris, 23 korrik – Presidenti francez Emanuel Makron ia uroi Boris Xhonsonit zgjedhjen, i emëruar nga Partia Konservatore për trashëgimtar të Thereza Mej dhe tha se është “shumë i interesuar për punë” me kryeministrin e ri britanik.
“E uroj ngrohtësisht Boris Xhonsonin dhe do ta thërras menjëherë pasi ai zyrtarisht të bëhet kryeministër, sipas gjitha gjasave të mërkurën”, tha Emanuel Makron, i cili foli para gazetarëve bashkë me kryetaren e re të Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në pallatin presidencial në Paris.
“Jam shumë i interesuar që të mund shpejtë të punoj me të, jo vetëm për çështjet evropiane të cilat janë tonat dhe për vazhdimin e negociatave për Bregzitin, por edhe për çështjet ndërkombëtare të cilat e përbëjnë jetën tonë të përditshme dhe ndaj të cilave jemi ngushtë të koordinuar me britanikët dhe gjermanët”, shtoi ai, duke e theksuar veçanërisht Iranin.
Makroni shfaqi respekt për kryeministren Thereza Mej duke theksuar se “ajo asnjëherë nuk e ka bllokuar funksionimin e Bashkimit Evropian dhe në rastin më të mirë tentoi që t’i shërbejë interesave britanike”.(koha.mk)