Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, pas takimit me homologun e tij francez Emanuel Makron, porositi se ka bisedë “të hapur dhe dinamike”, por garanci për datën nga Parisi ende nuk ka. Makroni kërkon kohë për reformën e brendshme të BE-së.
Presidenti Pendarovski i ekspozoi argumentet e tija para Makronit dhe i dëgjoi të tijat. Sipas Pendarovskit, Franca tani më ka parashtruar propozim joformal (non-pejper) deri tek vendet anëtare të BE-së për reformën e metodologjisë së negociatave aderuese për anëtarësim, reformë të cilën Makroni e kërkon para se të japë dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Presidenti Makron tani më ka filluar me pastrimin e metodologjisë së re. Ata kanë propozuar ‘non-pejper’ deri tek vendet anëtare para një jave dhe presin që në një ose dy muajt e ardhshëm, të përfundojë gjithçka me komente nga vendet tjera anëtare, amendamente eventuale. Në parim ai mendon se metodologjia më së voni duhet të miratohet deri në muajin mars”, deklaroi Stevo Pendarovski pas takimit me shefin e shtetit francez.
Pendarovski thotë se Makroni i ka thënë se do të mund të pritet vendim përfundimtar për hapjen e negociatave në muajin maj në Samitin në Zagreb, por nuk i ka dhënë garanci se ai vendim do të jetë pozitiv.
“të gjitha opsionet janë të hapura me atë që Makroni në takim drejtpërdrejtë tha se shtyrja është pasi që BE-së i duhet më shumë kohë. Ai më tha ‘angazhimi im i vjetër është thellimi i BE-së dhe ndryshimi i metodologjisë, e di se mund të shkojnë paralelisht, ju tani dëshironi vetëm hapje, këtë e kam të qartë’, i ka thënë Makroni Pendarovskit dhe në një asnjë moment nuk i ka përmendur reforma shtesë, as ligj për prokurori si kush për hapje të negociatave.
Pendarovski gjatë takimit ka insistuar në atë se Maqedonia e Veriut nuk pranon asnjë alternativë tjetër të anëtarësimit të plotfuqishëm në BE, me çka është pajtuar Emanuel Makron.
Sipas tij, për Maqedoninë e Veriut nuk paraqet kurrfarë problemi ndryshimi i metodologjisë.
“Le ta ndryshojnë si të duan, ne qëndrojmë pas parimit të reverzibilitetit. madje në një moment i tash se edhe si anëtare e plotfuqishme kur do të ishte, të na përjashtoni nga anëtarësimi në BE, lirisht bëjeni këtë, nuk kam interes unë të jem atje anëtare dhe të mos jem demokraci”, deklaroi Pendarovski për mediumet pas takimit me Makronin.
Për në fund, presidenti Pendarovski kumtoi se Emanuel Makron e paralajmëroi se do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut në gjysmën e parë të vitit 2020.
Pendarovski realizoi takim me Makronin në margjinat e Forumit paqësor të Parisit, por edhe e ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov dhe me kancelaren austriake Birgit Birlajn.