Paris, 15 prill – Presidenti francez Emanuel Makron sot duhet t’i publikojë masat e para të cilat planifikon t’i ndërmarrë pas procesit kombëtar konsultues që e filloi si përgjigje ndaj lëvizjes së “Jelekëve të verdhë”.
Kabineti i Makronit kumtoi se ai do t’i drejtohet kombit në orën 20 sipas kohës lokale. Presidenti, cili dëshiron t’i përfitojë mediat, nesër në Pallatin e Eleiseut do të mbajë konferencë për media për çështje vendore, që është e rrallë. Ai në këtë konferencë për media, të cilën e mbanë për herë të parë nga fillimi i mandatit të tij pesëvjeçar në vitin 2017, hollësisht do t’i sqarojë masat të cilat do t’i publikoi sonte.
“Debati i madh kombëtar”, i cili ka zgjatur nga janari deri më mars ka përfshirë më shumë se 10.000 takime lokale, si dhe 16.337 “libra për ankesa” në asambletë e qytetit në mbarë vendin.
Më shumë se 500.000 njerëz kanë marrë propozime për politikën dhe në Internet faqen e krijuar për këtë qëllim.
Lëvizja e Jelekëve të verdhë fillimisht ishte kundër rritjes së planifikuar të tatimit të karburanteve, por ngriti kërkesa më të gjera për tatime më të ulëta, paga më të larta dhe demokraci më të drejtpërdrejtë.