Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i cili po qëndron në Francë ka realizuar një takim me presidentin francez Emanuel Macron nën suaza të Forumit të Paqes në Paris. Pendarovski në një deklaratë për media pas takimit njoftoi se presidenti Makron ka siguruar se në 6 muajt e parë të vitit të ardhshëm do të vizitoj Maqedoninë e Veriut.
“Ajo çfarë është me rëndësi dhe që mendoj se është më pozitivja që ka dalë nga i gjithë ky takim, është që ai vetë insistoi dhe më propozoi, sepse unë kisha ftesë formale që ai të vizitoj Maqedoninë e Veriut, ai më tha sa do të vijë shumë shpejtë në vendin tuaj. Unë insistova që të jetë më i saktë në kuptimin e kohës, më tha se mundeni lirisht t`i thoni popullit tuaj dhe njerëzve tuaj se do të vijë brenda gjashtë muajve të parë të vitit 2020”-theksoi Pendarovski.