Makron: Të inkurajohen Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut që të rifillojnë shpejt dialogun për kontestin

Pallati i Eliseut publikoi një kumtesë të shkurtër pas bisedës telefonike të presidentit Emanuel Makron, i cili ka biseduar me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, me kryeministrin bullgar Kiril Petkov dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Qëllimi i këtyre tre bisedave, derisa Franca kryeson me Këshillin e Bashkimit Evropian, ishte të inkurajohen këto dy vende shpejt të vazhdojnë me dialogun për kontestin ndërmjet tyre, shtohet në kumtesë.

“Presidenti i Republikës së Francës përkujtoi në lidhshmërinë e tij ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekst të destabilizimit nëpër të cilin kalon kontinenti evropian”, qëndron në kumtesën e shkurtër.

Advertisements