Paris, 8 maj – Presidenti francez Emanuel Makron sot i bëri thirrje administratës së presidentit amerikan Xho Bajden të heqë dorë nga kufizimet për eksportin e vaksinave kundër Kovid-19 dhe përbërësve të tij.
Duke iu drejtuar samitit të Bashkimit Evropian në Portugali, ai tha se vendet e pasura duhet të ndajnë kapacitetin e tyre të vaksinave dhe kështu të ndihmojnë vendet më pak të zhvilluara.
Makron gjithashtu tha se bota me vaksinat kundër Kovid-19 mund të përpiqet të bëjë diçka të ngjashme me atë që ishte bërë vite më parë me ilaçet HIV, kur ato ishin shumë të shtrenjta për vendet e varfra.