Paris, 22 shtator – Presidenti francez Emanuel Makron sot kërkoi nga Rusia urgjentisht ta shpjegojë rastin me helmimin e kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalni dhe theksoi se Parisi nuk do të lejojë të kalohen “linjat e kuqe” lidhur me përdorimin e armëve kimike.
“Ne nuk do ta tolerojmë përdorimin e armëve kimike në Evropë, Rusi ose Siri. Ky sqarim duhet të jetë i shpejtë dhe i qartë, pasi do t’i zbatojmë linjat tona të kuqe”, potencoi Makron në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së.
Megjithatë, ai nuk saktësoi se çfarë do të bëhet në Rusia nuk jep shpjegime të kënaqshme.
Kremlini mohon çfarëdo involvimi në helmimin e Navalnit.