Paris, 18 janar – Tridhjetë demonstrantë mbrëmë u munduan të hyjnë në teatrin “Bufe di Nord” ku presidenti francez Emanuel Makron shikonte shfaqje. Por, ata ishin penguar nga policia, ndërsa Makron ishte evakuuar.
Makron ka qenë duke e shikuar shfaqjen “La Mush” së bashku me bashkëshorten e tij. Prejse në Tuiter ishte paralajmëruar prania e Makronit, para teatrit arrinin demonstrantët të cilët brohoritnin “Të gjithë së bashku, grevë e përgjithshme”.
Presidenti Makron e ndryshoi edhe programin e tij të punës që tu shmanget takimeve të padëshiruara me demonstrantët, ndërsa nga pallati Eliseut shpresojnë se nuk do të zgjasë shumë.
Ngjarja e fundit, dëshmon për radikalizim të demonstrantëve kundër reformave pensionale. Demonstrantët dje hynë në selinë e sindikatës së reformave CFDT, në shenjë proteste kundër pranimit nga sindikata të pensioneve me pikë.