Paris, 5 dhjetor – Presidenti francez, Emanuel Makron sot kërkoi nga “forcat politike dhe sindikale dhe punëdhënësit të dërgojnë thirrje të qartë dhe eksplicite për qetësim”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Benxhamin Grivo, me qëllim që më tutje të parandalohen rreziqet nga dhuna e re në krizën me “jelekët e verdhë”.
“Në këtë moment më e rëndësishme është Republika”, shtoi Benxhamin Grivo, duke cituar shefin e shtetit, pas takimit të mbajtur në Këshillin e ministrave, transmeton korrespodenti i MIA-s. Emanuel Makron “insistonte në atë që disa sot angazhohen drejtë një qëllimi të njëjtë: ta sulmojnë Republikën”, tha Grivo. Shefi i shtetit, gjithashtu, e dënoi “heshtjen fajtore dhe oportunizmin e atyre të cilët janë të përfshirë në këto sjellje”.
“Në këtë kontekst bëri thirrje për mobilizim të secilit anëtar të qeverisë, por, gjithashtu,bëri thirrje për përgjegjësi të të gjitha palëve të prekura, ndërsa presidenti i Republikës kërkoi nga forcat politike, forcat sindikaliste, punëdhënësit të dërgojnë thirrje të qartë dhe eksplicite për qetësimin dhe respektimin e kornizës republikane”, insistoi Grivo.
Pushteti ekzekutiv sot ka bërë përpjekje në Parlament dhe në media që t’i mbrojë masat e tij për zbutjen e krizës me “jelekët e verdhë”, të cilët të njëjtit i vlerësuan si të pamjaftueshme, me rrezik për fundjavë të re të dhunës.
“Thirrje për dhunë ndaj policisë po përhapen në rrjetet sociale, me çka shfrytëzohen fjalë të cilat iu dedikohen burrave, grave dhe të afërmve të tyre”,shkruan policia franceze në Tuiter.