Presidenti francez Emanuel Makron në një intervistë për “The Economist” tha se NATO është para vdekjes dhe paralajmëroi vendet evropiane se ata nuk mund më të mbështeten më në mbrojtjen e SHBA-së.
Makron tha se forca e NATO-s po zvogëlohet pasi që Shtetet e Bashkuara i kanë kthyer shpinën aleatëve. “Ajo që ne po përjetojmë tani është vdekja e trurit të NATO-s. Evropa është në prag të një humner”, tha Makron në intervistën e tij për prestigjozen britanike “The Economist”.
Ai shtoi se Evropa duhet të fillojë të mendojë në mënyrë strategjike për veten e saj, si një forcë e pavarur gjeopolitike.
“Në të kundërtën Evropa nuk do të mund të kontrollojë më fatin e saj”, pohoi Makron. Makron shtoi se deri më tani Amerika dhe Evropa kanë pasur interesa të përbashkëta dhe se ai ka punuar vazhdimisht për të mbajtur marrëdhënie të mira me Presidentin Donald Trump.