Presidenti francez, Emanuel Makron nuk do ta shpërndajë Dhomën e ulët të Parlamentit francez pas fitores së partisë djathtiste Fronti nacional në zgjedhjet për Parlamentin evropian në atë vend, kumtoi zëdhënësja e qeverisë franceze, Sibe Ndiaj.
Sipas Ministrisë franceze të Punëve të Brendshme, për Frontin nacional të Marin Le Pen votuan 5,3 milionë francezë, ndërsa 5,1 milionë për Makronin.
Ndija deklaroi për televizionin BFM se rezultatet e zgjedhjeve nuk do të shkaktojnë “krizë politike” dhe sqaroi se kryeministri francez Eduard Filip ” e ka besimin e plotë tek presidenti”.
Le Pen beson se rezultatet “e konfirmojnë ndarjen e re nacionaliste-globaliste” në Francë, dhe se e pakta që mund të bëj Makron është ta shpërndajë Parlamentin nacional. (koha.mk)