Paris, 29 qershor – Presidenti francez Emanuel Makron do të vizitojë këtë pasdite kancelaren gjermane Angela Merkel përpara bisedimeve kyçe të BE-së nga mesi i korrikut për fondin e rimëkëmbjes nga koronavirusi dhe për buxhetin shumëvjeçar.
Franca dhe Gjermania, si dhe vendet jugore, të cilat janë më të goditura nga virusi, e mbështesin propozimin e Komisionit Evropian për krijimin e një fondi për rimëkëmbje që përfshin 500 miliardë euro në transferime buxhetore dhe 250 miliardë në hua.
Por, grupi i quajtur “katërshja kursimore” – Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia – i kundërshtojnë kreditë e mëdha pa ndonjë kusht reformues.
Një burim nga Pallati i Eliseut komunikoi javën e kaluar se Franca ishte optimiste dhe e vendosur për këtë.