Presidenti francez Emanuel Makron e udhëhoqi ceremoninë e sotme në Paris me rastin e 73 vjetorit nga fitorja ndaj fashizmit dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore. Makron parakaloi nëpër zonën e Elisesë nën shoqërimin e pjesëtarëve të Gardës Republikane. Presidenti francez kishte takim edhe me veteranë ushtarakë dhe vendosi kurorë në përmendoren e gjeneralit Sharl de Gol dhe në varrin e heroit të panjohur tek Porta triumfale. Në shënimin e fitores ndaj fashizmit në qytetin Lion, morën pjesë edhe princi britanik Çarls dhe bashkëshortja e tij, dukesha Kamila nga Kornvol, të cilët vendosën lule në përmendoren e pjesëtarëve të lëvizjes franceze të rezistencës. Ata u takuan me veteranë dhe fëmijë të qytetit.