Paris, 22 gusht – E di se u bëtë kryeministër vetëm para disa javësh, por se marrëdhënia e vendeve tona është shumë e rëndësishme për ju, tha presidenti francez, Emanuel Makron në deklaratën me të cilën e priti kryeministrin grek, Kiriakos Micotakis në Pallatin e Eliseut, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.
“Kur Greqia ishte në krizë, mbështetja e Francës ishte e rëndësishme. Kjo nuk e minimizoi guximin e madh që e tregoi populli grek dhe vendimin e tyre për të mbetur në eurozonë”, shtoi makron.
Presidenti francez foli për “miqësinë e gjatë të bazuar në kulturë” dhe theksoi se Franca beson në frontin e bashkuar në nivel të BE-së për t’u përballur me sfidat e përbashkëta.
“Për agjendën e re strategjike për Evropë do të diskutohet menjëherë sapo të thirret Komisioni i ri evropian”, tha ai, duke cekur se prioritetet e tij duhet të jenë rritja, lufta kundër papunësisë dhe buxheti i përbashkët i eurozonës.
Makron theksoi se Franca dëshiron ta përforcojë edhe mbrojtjen.
Lidhur me aktivitetet e Turqisë në zonën ekskluzive ekonomike qipriote, shprehi solidaritet dhe bëri thirrje për bashkëpunim më të madh për këtë çështje.
Gjithashtu e përsëriti kënaqësinë nga vizita e Micotakisit në Paris. “Miqësia ime me vendin tuaj dhe popullin grek është miqësi që është e rëndësishme për Evropën dhe për të ardhmen e të gjithëve”, tha Makron.
Nga ana e tij, Micotakis i bëri ftesë sipërmarrësve dhe investuesve francezë të kyçen në zhvillimin e Greqisë.
Ai tha se Evropa duhet t’i mbrojë qytetarët e vet dhe e përsëriti kërkesën e presidentit Makron që të vendoset mekanizëm i përhershëm për mbrojtje civile në BE.
“Franca është mike stabile e Greqisë. Greqia po e përsëritë ndikimin e tij në Evropë, e cila mbetet shtëpia ynë natyrale”, tha kryeministri grek gjatë arritjes në Pallatin e Eliseut.