Athinë, 29 janar – Dy vendet tona kanë vizion të përbashkët strategjik, vizion gjeopolitik në Evropë dhe në Mesdhe, porositi presidenti i Francës, Emanuel Makron pas takimit me kryeministrin e Greqisë Kirjakos Micotakis, i cili shtoi se për të gjitha temat për të cilat kanë biseduar kanë “perceptim dhe hapërim të përbashkët”, transmeton gazeta KOHA.
Bashkëpunimi dypalësh ekonomik dhe mbrojtës, çështjet rajonale evropiane, problemi i refugjatëve/emigrantëve, buxheti i ri i BE-së, ngjarjet në Mesdheun Lindor, problemet klimatike, Bregziti kanë qenë pjesë e temave për të cilat është biseduar në takimin e sotëm të tyre në Paris, ndërsa siç deklaroi edhe vetë Makroni në konferencën për shtyp, kanë biseduar edhe për “zgjerimin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, por edhe për çështje të tjera”.
Lidhur me ngjarjet e fundit në Mesdheun Lindor, presidenti francez e përsëriti pozicionin e Parisit zyrtar për aktivitetet e Turqisë, si dhe marrëveshjen me Libinë.
Kryeministri grek përsëriti cilado zgjidhje për Libinë, si parakusht duhet ta ketë shfuqizimin e memorandumit midis Libisë dhe Turqisë.
Presidenti francez dhe kryeministri grek janë dakorduar për një kornizë të re dhe thellim të bashkëpunimit strategjik në siguri.
Në takim, gjithashtu, është biseduar edhe për çështjen e emigrantëve dhe refugjatëve për të cilën Makroni tha se do t’i ndihmojë Greqisë që emigrantët ilegalë të kthehen në vendet e tyre, ndërsa Micotakisi sqaroi se Franca dhe Greqia kanë perceptim të njëjtë në përballjen me çështjen konkrete dhe pajtohen se ka tre pika kryesore: kufijtë e jashtëm të ruhen me përgjegjësi në të gjithë Evropën, se marrëveshja BE-Turqi është veçanërisht e dobishme, me kusht të respektohet nga Turqia dhe se nevojitet solidaritet nga BE-ja.
Makroni dhe Micotakisi theksuan se nevojitet politikë e përbashkët evropiane për azil në suaza të një politike të përbashkët në BE për çështjen e migrimit.(koha.mk)