Tuluz, 16 tetor – Presidenti francez Emanuel Makron vlerëson se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet edhe pak të jetë të durueshëm para se të marrin pëlqim për fillim të negociatave me BE-në.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel pas mbledhjes së dy qeverive në Tuluz, Makron tha se të dy vendet kanë bërë përparim të konsiderueshëm në reformat e vendit, por kjo, tani për tani, nuk mjafton. Për dallim prej tij, Merkel vlerësoi se ka edhe pak hapësirë deri nesër në samitin e BE-së, që të dy vendet të harmonizohen, transmetoi Dojçe Vele.
“E ndaj vizionin e njëjtë gjeopolitik dhe strategjik me kancelaren gjermane. Dëshiroj të dërgoj sinjal pozitiv deri te këta liderë, por tani më duhet t’i porosis: kësaj radhe na nevojitet pak më tepër kohë, që t’i rregullojmë punët”, tha Makron.
Kancelarja Merkel në konferencë për shtyp e ka relativizuar tezën se mes dy vendeve ekziston ndarje rreth perspektivës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Edhe Berlini, edhe Parisi dakordohen se vendeve nga Ballkani perëndimor u nevojitet BE perspektivë.
“Procesi duhet të bëhet më transparent”, thotë Merkel, dhe shton se mbeten vetëm disa “nuanca të ndryshme”.
Të dy palët dëshirojnë që deri nesër të mendojnë se si të gjejnë pozitë të përbashkët në samitin e BE-së, e cila, siç tha Merkel, duhet të jetë e pranueshme edhe për anëtaret e tjera të BE-së.