Munih, 15 shkurt – Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot në Munih ka deklaruar se nëse rezultatet e Raportit të Komisionit Evropian në mars për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë pozitive ai do të përkrahte hapjen e negociatave me ta që të bëhen anëtare të Unionit, njofton Rojters, raporton KOHA.
“E presim raportin në mars…, në varësi nga ajo nëse rezultatet janë pozitive dhe nëse ka besim atëherë do të ishim në pozitë të miratojmë fillim të negociatave”, ka deklaruar Makron në konferencën e 56-të të sigurisë në Munih. (koha.mk)