Athinë, 30 janar – Marrëveshja e Prespës është shembull i shkëlqyer për Evropën dhe mesazh i shpresës për të gjithë ne se dialogu çon deri në rezultate, porositi presidenti francez Emanuel Makron në konferencën për shtyp në fund të Samitit të vendeve të Jugut që u mbajt në Qipro, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.
“Në fund, më lejoni t’ju them disa fjalë që t’i përmend Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, të cilët së bashku arritën marrëveshje për emrin Maqedonia e Veriut me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Ky është shembull i shkëlqyer për Evropën dhe mesash shprese për të gjithë ne, për atë çka mund të ofrojë aftësia e dialogut dhe dialogu mes njerëzve që duan të gjejnë zgjidhje dhe jep shumë shpresë për Evropën dhe gjithkund ku ka mosmarrëveshje. Kjo na jap kurajo të themi se dialogu çon deri në rezultate”, tha Makron. (koha.mk)