Paris, 26 gusht – Në konferencën e përbashkët për media mes Donald Trampit dhe Emanuel Makronit, presidenti francez foli edhe për çështjen iraniane, një nga temat që këtë fundjavë dominuan në samitin e G7 në Biaric.
“U dakorduam se Irani duhet t’i respektojë obligimet e tij bërthamore”, tha Makron.
Irani asnjëherë nuk mund të ketë armë bërthamore dhe kjo situatë nuk duhet ta rrezikojë stabilitetin e rajonit.
Duke përkujtuar praninë befasuese të ministrit iranian të Punëve të Jashtme të dielën në Biaric, Emanuel Makron tha se “asgjë nuk është bërë për dosjen iraniane, por ka diskutime që kanë filluar gjatë kësaj vere”.
“Shpresoj se mund të kemi takim të kryesisë mes presidentëve Rohani dhe Tramp… Nëse Rohani pranon takim me presidentin Tramp, mund të gjindet marrëveshje”, tha presidenti francez.