Paris, 8 janar – Presidenti francez Emanuel Makron me telefon ka biseduar me kolegun e tij amerikan Donald Tramp për planin e Uashingtonit që t’i tërheqë forcat nga Siria, bëri të ditur Pallati i Eliseut.
“Në kontekst të tërheqjes së ushtarëve amerikanë nga Siria verilindore, presidenti i Republikës e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis anëtareve të koalicionit ndërkombëtar që të mundësojë siguri të të gjithë partnerëve tanë”. qëndron në kumtesë.
Gjatë bisedës telefonike të realizuar dje. “presidenti francez dhe amerikan e kanë përsëritur vendosmërinë e tyre që të vendosin linjë të kuqe për përdorimin e armëve kimike”.
Nga fundi i vitit 2018 Trampi ka urdhëruar tërheqjen e ushtarëve nga Siria, duke pohuar se xhihadistët e Shtetit Islamik janë mposhtur.
Franca ishte mes vendeve të para evropiane që u bashkëngjiten në koalicionin ushtarak kundër xhihadistëve.