Paris, 1 nëntor – Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi se është i tmerruar nga ngjashmëritë e situatës së sotme me atë nga vitet 1930, duke bërë thirrje për “mençuri” dhe “rezistencë”.
“Jam i tmerruar nga ngjashmëria midis kohës në të cilën jetojmë dhe periudhës midis dy luftërave”, tha Makron, në margjinat e ekspozitës kushtuar Zhorzh Klemensos, president francez në fillim të shekullit 20.
“Shikojmë se Evropa është e ndarë për shkak të frikës, mbyllje në nacionalizëm dhe pasojat nga kriza ekonomike, pothuajse sistematikisht sërish paraqitet e gjithë ajo që e ka shënuar jetën në Evropë nga fundi i Luftës së Parë Botërore deri në krizën e vitit 1929”, thotë presidenti Makron.
“këtë duhet ta kemi në mendje, të jemi të mençur dhe të dimë se si ta kundërshtojmë me vendosmëri demokratike dhe republikane”, theksoi ai.
Presidenti francez po përgatitet për kremtim të njëqindvjetorit nga fundi i Luftës së Parë Botërore me vizitë në vendet e betejave të mëdha në veri dhe lindje të Francës, e cila fillon të dielën dhe përfundon për një javë.