Paris, 19 dhjetor – Shefi i shtetit francez, Emanuel Makron i prezentoi sot detajet për propozim-ligjin para Këshillit të ministrave, me qëllim që ta shpëtojë Francën prej krizës me “jelekët e verdhë”, njofton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.
Propozim ligji për masat urgjente u parashtrua sot në Kuvend, theksoi zëdhënësi i Qeverisë, Benzhamin Grivo, menjëherë pas përfundimit të këshillit ministror, i cili është i fundit për këtë vit. Ai i konfirmoi masat të cilat i publikoi Emanuel Makron më 10 dhjetor si përgjigje ndaj “jelekëve të verdhë” dhe e konfirmoi zbatimin e tyre në vepër.
“Sollëm vendime. Të gjitha masat e sjella në nëntor do të jenë efektiv”e, siguroi Benzhamin Grivo, duke shtuar se “debati i madh” për daljen nga kriza, i kërkuar nga kryetari nuk duhet “t’i shfuqizojë” vendimet e sjella që para 18 muajsh.
Pas një jave hezitim, kryeministri Eduard Filip vendosi ta ndryshojë strategjinë. Lidhur me pagën minimale, rritja prej 100 euro nuk ka të bëjë për të gjithë të cilët janë me pagë minimale, siç paralajmëroi ai të martën e kaluar, por vetëm për gjysmën e të punësuarve me pagë minimale. Nga ana tjetër, rritje do të ketë për personat paga e së cilëve është më e lartë se paga minimale. Kjo do ta tejkalojë bonusin për aktivitet, të rritur për 90 euro, të cilin do ta shfrytëzojnë pesë milionë obligues tatimorë, kundrejt 3,8 milionë për momentin. Ata të cilët nuk janë të martuar dhe fitojnë nga 1.560 euro të ardhura neto, do të mund të kenë dobi prej këtij bonusi, si edhe nënat kryefamiljare të ardhurat e së cilave arrijnë 2.000 euro. Ky bonus i përfshin vetëm të punësuarit dhe nëpunësit shëndetësorë paga e së cilëve është afër pagës minimale”, theksoi Grivo.
Siç theksoi Makron para tetë ditësh, lirimi prej kontributeve për sigurim social të të ardhurave për punë jashtë orarit të punës do të fillojë më 1 janar 2019, në vend se më 1 shtator. Këto orë gjithashtu do të lirohen nga tatimi.
Sindikatat e shërbimeve publike janë të pakënaqura dhe vlerësuan se prej këtyre masave janë përjashtuar të punësuarit në shërbimet publike. Ata gjithashtu kërkojnë që të përfshihen në masat, ndërsa pesë sindikata të tyre të premten do të priten në bisedë në Ministrinë e Financave.
Ndryshe “debati i madh kombëtar”, të cilin e kërkon shefi i shtetit francez, sipas zëdhënësit të Qeverisë duhet të përqendrohet në katër tema kryesore – tranzicionin ekologjik, tatimimin, organizimin shtetëror, demokracinë dhe qytetarinë. Ky debat deri nga “fundi i marsit – mesi i prillit” duhet të çojë drejt “shumë vendimeve konkrete, varësisht prej konsensusit të përcaktuar”.