Paris, 9 gusht – Fuqitë botërore e kanë për detyrë të ndihmojnë popullin libanez pas shpërthimit katastrofal që shkatërroi një pjesë të madhe të Bejrutit, ka deklaruar sot presidenti francez, Emanuel Makron në hapjen e konferencës donatore për Libanin.
“Duhet të veprojmë shpejt dhe efikas, ashtuqë kjo ndihmë do të shkojë direkt atje ku ka nevojë”, ka thënë Makron duke shtuar se “e ardhmja e Libanit është në pyetje”.
Ai poashtu ka thënë se oferta për ndihmë përfshin mbështetje për hetim të besueshëm dhe të pavarur për shpërthimin ku më 4 gusht jetën e humbën 158 persona.
Makron është nikoqir i video- konferencës donatore me mbështetje të KB-së ku është paralajmëruar pjesëmarrje e presidentit amerikan, Donald Tramp.
Shpërthimi në depon e portit është vlerësuar se ka shkaktuar dëm prej 15 miliardë dollarë.