Franca është “vendi më i përgatitur”, mes atyre e që janë drejtpërdrejtë të përfshirë dhe të cilët do të duhet të ballafaqohen me pasojat e Bregzitit pa marrëveshje, madje edhe nëse duhet të “përshpejtohen” përgatitjet dhe të negociohet me Londrën për peshkim, deklaroi presidenti francez Emanuel Makron para përfaqësuesve të zgjedhur në rajonin e Francës së Epërme, njoftoi korrespondenti i MIA-s.
“Nëse më 12 prill britanikët nuk japin pëlqim, do të shkojmë drejtë Bregzitit të vështirë me të gjitha pasojat që i imponon, paralajmëron ai, menjëherë para refuzimit të tretë nga deputetët britanik të marrëveshjes së arritur mes kryeministres Tereza Mej dhe Bashkimit Evropian.
Makron theksoi se në rast të tillë “do të përshpejtohet faza përfundimtare e përgatitjes, por edhe ne pa dyshim jemi vendi më i përgatitur mes atyre të cilat drejtpërdrejtë përfshihen”.
I pyetur para përfaqësuesve të Francës Veriore për fatin e peshkatarëve francez, të cilët punojnë kryesisht në ujërat britanik, Makron theksoi se është filluar dialog me britanikët për këtë çështje.(koha.mk)