Makron e priti Pendarovskin

Paris, 12 nëntor – Presidenti francez, Emanuel Makron mbrëmë e priti presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, para Forumit paqësor të Parisit, raporton KOHA.

“Sonte para nderin të marr pjesë në darkën në prag të Forumit paqësor të Parisit, me ftesë të presidentit francez, Emanuel Makron, së bashku me shefat e shteteve dhe pjesëmarrës të Forumit, në të cilin do të diskutojmë për nevojën e zgjidhjeve të përbashkëta për përballje me sfidat globale”, shkroi Pendarovski në Fejsbuk.

Pendarovski, i cili në Paris po merr pjesë në Marrëveshjen paqësore të Parisit sot siç konfirmoi kabineti i presidentit, do të ketë takim me Makronin. Pendarovski, krahas takimit me presidentin Makron, do të ketë edhe fjalim në forum, në të cilin do të marrin pjesë mbi 30 shefa të shteteve dhe qeverive.

Në kuadër të forumit, Pendarovski do të realizojë takime edhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh, kancelaren austriake Brigit Bierlejn, si dhe me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Llavrov.

Pendarovski në takim me Makronin do të ketë mundësi drejtpërdrejt prej tij t’i dëgjojë qëndrimet e Francës për zgjerimin dhe për metodologjinë e negociimit. (koha.mk)