Paris, 14 shkurt – Presidenti francez Emanuel Makron u kanos se do ta sulmojë Sirinë, nëse dëshmohet se Qeveria siriane ka përdorë armë kimike mbi civilët.
“Do të godasim në vendin nga i cili është lansuar “arma kimike) apo ku është organizuar”, deklaroi Makron.
Ndërkaq, ai potencoi se shërbimet sekrete franceze tani për tani nuk kanë gjetur dëshmi se është përdorë armë e ndaluar kimike.
Makron, theksoi se përdorimi i armës kimike është “linja e kuqe” për Qeverinë e tij.