Paris, 12 qershor – Bashkimit Evropian i duhet një njeri i fuqishëm në krye të organit ekzekutiv të bllokut, deklaroi presidenti francez Emanuel Makron, duke shtuar se do ta mbështeste kancelaren gjermane Angela Merkel si njeriu i parë i Komisionit Evropian.
“Nëse ajo e dëshiron këtë, unë do ta mbështesja”, deklaroi Makron, duke shtuar se Evropës i duhen personalitete të rinj të fuqishëm, përcjellë KOHA.
Merkel muajin e kaluar deklaroi se nuk dëshiron të ta marrë funksionin e kryetarit të Komisionit Evropian, duke theksuar se mbetet në qëndrimin që të largohet në pension politik pas skadimit të mandatit të saj të tanishëm si kancelare gjermane.
Qëndrimi i tillë i Merkelit vijoi pas propozimeve që ajo ta trashëgojë Zhan Klod Junker në vendin e njeriut të parë të Komisionit Evropian.
Merkel tani më paralajmëroi se për kryetar të ri të KE-së e mbështet eurodeputetin gjerman nga radhët e CDU-së, Manfred Veber, i cili është edhe kandidat për këtë funksion të Partisë Popullore Evropiane (EPP). (koha.mk)