Presidenti francez, Emanuel Makron sot në bisedë telefonike me kolegun e tij ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se dërgesat e armëve nga Franca për Ukrainën do të intensifikohen në ditët në vijim dhe se Parisi është i gatshëm t’u përgjigjet kërkesave shtesë për ndihmë, kumtoi Pallati i Eliseut.
Mediumet britanike transmetojnë se Makroni gjatë bisedës ka thënë edhe se vendet anëtare të BE-së në samitin në qershor do ta shqyrtojnë aplikacionin për anëtarësim të Ukrainës.
Ai e përsëriti idenë për krijim të “bashkësisë së re politike” jashtë BE-së, me qëllim që Ukraina të integrohet më lehtë.
Zelenski më parë në Tuiter kumtoi se ka biseduar me Makronin, mes të tjerave, edhe për kërkesën e Ukrainës për statusin e kandidates për anëtarësim në BE.