Lufta kundër terrorizmit dhe konfliktet në Siri dhe Ukrainë do të jenë tema kryesore të bisedimeve të sotme ndërmjet presidentëve të Francës dhe të Rusisë, Emanuel Makron dhe Vlladimir Putin në Versajë. Në luftën qytetare siriane, Parisi dhe Moska mbështesin dy palë të kundërshtuara, por megjithatë kanë qëndrim të përbashkët se grupet terroriste, siç është Shteti islamik (SHI), duhet të shkatërrohen.
Rusia ushtarakisht e ndihmon regjimin e presidentit sirian, Bashar al Asad, përderisa Franca është mbështetëse kryesore e opozitës në Siri. Në fushatën parazgjedhore Makron mori pozicion më të ashpër ndaj Rusisë në krahasim me kundërkandidatët e vet. Në Versajë nesër do të hapet ekspozita me dokumente, të cilat kanë të bëjnë me vizitën e imperatorit rus Pjetri i Madh në Francë në vitin 1717, kur janë vendosur marrëdhëniet diplomatike ndërmjet vendeve.